Një princeshë e vërtetë! Bukuroshja braziliane edhe një herë dëshmoi sharmin e saj të jashtëzakonshëm, që tërheq vëmendjen kudo që shfaqet

Modelja Alessandra Ambrosio ngjall admirim dhe psherëtima sa herë shkel në tapetin e kuq. Ajo fitoi famë të madhe në industrinë e modës si një nga fytyrat më ikonike të pasarelave botërore dhe vazhdon të radhisë suksese në evente prestigjioze ndërkombëtare.


Si e ftuar e rregullt e festivaleve më të rëndësishme të filmit, Alessandra këtë herë nuk e humbi rastin të shkëlqejë në Red Sea International Film Festival në Arabinë Saudite, ku u shfaq me një elegancë që la pa fjalë të pranishmit.

Bukuroshja braziliane parakaloi në tapetin e kuq me një krijim romantik që rrezaton finesë dhe elegancë të pastër. Fustani në nuanca bezhë mban firmën e stilistit libanez Zuhair Murad, i njohur për krijimet e tij luksoze dhe femërore, transmeton Telegrafi.

I realizuar nga material lehtësisht i valëzuar, fustani zbukurohej me detaje delikate kristalesh në pjesën e belit, ndërsa prerja elegante theksonte linjat e trupit dhe ekspozonte hijshëm shpatullat e saj.

Për të kompletuar pamjen, Alessandra zgjodhi aksesorë të çmuar nga shtëpia e njohur e bizhuterive Pasquale Bruni, të cilët i dhanë stilimit një prekje luksi diskrete. Grimi në tone të buta bezhë theksonte bukurinë e saj natyrale, ndërsa frizura, një topuz i ulët dhe elegant - e përmbylli këtë paraqitje fisnike, të denjë për një princeshë moderne.

profimedia

/Telegrafi/