LAJMI I FUNDIT:

“Syri i Stambollit” vdes në moshën 90 vjeçare

“Syri i Stambollit” vdes në moshën 90 vjeçare

Fotografi i mirënjohur armeno-turk, Ara Guler, i cili ka fituar famë për fotografitë e tij ikonike të Stambollit, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, kanë njoftuar mediat shtetërore.

Guler njihet për fotografitë e tij të jashtëzakonshme bardhezi nëpër të cilët ka paraqitur historinë e Stambollit.

Veprimtaria e tij e gjatë i ka falur epitetin e “Syrit të Stambollit”.


Ai ka qenë një nga fotografët e paktë nga Turqia që janë njohur ndërkombëtarisht dhe që puna e tij është përfshirë në gazeta e revista të ndryshme në botë.

Gjatë dekadave të karrierës së tij, Guler ka fotografuar shumë personalitete botërore, përfshirë këta emra: Winston Churchill, Indira Gandhi, Marlon Brando, Sophia Loren, Salvador Dali, Federico Fellini, Pablo Picasso…

Puna e Gulerit do të kujtohet për kohë të gjatë në Stamboll, pasi vitin e fundit në këtë qytet është hapur një muze me emrin e tij. /REL/