LAJMI I FUNDIT:

Synohen dymijë vende të reja pune në veri, Murati: Bizneseve atje do t’u subvencionohen pagat e punëtorëve

Synohen dymijë vende të reja pune në veri, Murati: Bizneseve atje do t’u subvencionohen pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se qeveria po mbështet intensivisht bizneset në komunat veriore të Kosovës.

Sipas Muratit, pas rivendosjes së rendit dhe ligjit në katër komunat veriore, është vërejtur një rritje e ndjeshme në aktivitetin afarist dhe hapjen e bizneseve të reja në atë pjesë të vendit.

Murati ka theksuar se qeveria po mbështet të gjitha bizneset e reja dhe ekzistuese në këto komuna përmes një programi subvencionimi të pagave për punëtorët, me synimin e krijimit të deri në 2,000 vende të reja pune.


“Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët,” ka shkruar Murati.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të drejtohen tek zyrat e Agjencisë së Punësimit, të cilat tani ndodhen edhe në hapësirat e objekteve komunale, për të marrë më shumë informacione rreth kësaj mbështetjeje.

“Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale. Punë dhe Drejtësi!”, përfundoi Murati në postimin e tij./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori