Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër (e shtunë) me Serbinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Para këtij takimi të rëndësishëm, në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Sylvinho dhe Elseid Hysaj.


Tekniku brazilian deklaroi se për të, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, teksa shtoi se skuadra është stërvitur fort për këtë përballje.

“Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte kuptim”.

“Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur”.

“Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes”.

“Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit”.

“Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve”, deklaroi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app