Kameramani i njohur kosovar i Associated Press, Sylejman Kllokoqi, ka treguar momentin kur xhiroi masakrën e Reçakut, në janar të vitit 1999.
Kllokoqi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar se në momentin kur kanë përfunduar luftimet në Reçak, kishte shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur në atë vend.
“Çdo ditë kemi prit që kur do të ndalen luftimet që ne të hymë në fshat… Kam shkuar te shtëpia e parë, dhe e pash një trup pa kokë… fillova të ngjitem në anën e majtë dhe gjatë rrugës kom taku shumë trupa të pajetë, kam shkuar kodrës, përfundi kodrës ka qenë ky vendi ku ka pasur shumë trupa të pajetë”, ka thënë Kllokoqi, transmeton Telegrafi.
Kllokoqi ka treguar se pas xhirimeve ka vrapuar për në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.
“Aty xhirova 5-6 minuta dhe vrapova për në Prishtinë që me dërgua xhirimin… pas dy ore ashtu pastaj ka ardhur William Walker, i cili pastaj i sheh trupat e pajetë dhe aty pastaj e jep deklaratën e tij të fuqishme…”, shtoi Kllokoqi.
Ai tha se këtu fat i madh për kosovarët ka qenë, sepse ka pasur prezente shumë media të huaja botërore.
Kllokoqi theksoi se fotografia e ka peshën e vetë në raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për masakra.
“Në Kosovë ka pas shumë masakra, por masakrat nëse nuk janë të xhiruara vështirë se mundesh me ia shpjegua botës me fjalë, fotografia e ka peshën e vet. Sikur të mos ishin kamerat prezent, nuk do të kishte efekt”, tha Kllokoqi.
Ai madje potencoi se dikush i kishte thënë se një oficer serb kishte deklaruar se kanë gabuar që nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë.
“Një oficer serb ka thënë: ‘jemi fajtor që nuk i kemi larguar trupat nga Reçaku'”, tha Kllokoqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi