Ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit dhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka deklaruar se do të bëjë ankesë kundrejt vendimit të Gjykatës së Prishtinës që e gjeti përgjegjës për fyerje ndaj ish-koleges së tij, zëvendëskryeprokures së Shtetit, Sevdije Morina.
Sipas ish-prokurorit Hoxha, gjykata nuk ka pasur bazë për ta aprovuar kërkesë-padinë e paditëses, prandaj një vendim të tillë ka thënë që do ta apelojë në Gjykatën e Apelit.
Kështu ka deklaruar Hoxha për Kallxo.com.
Gjykata e Prishtinës e ka aprovuar pjesërisht kërkesë-padinë e zëvendëskryeprokures së Shtetit, Sevdije Morina lidhur me padinë për shpifje dhe fyerje ndaj ish-prokurorit special Sylë Hoxha.
Gjykata e Prishtinës ka nxjerrë aktgjykim me anë të të cilit ka konstatuar se ish-prokurori, Sylë Hoxha e ka fyer zëvendëskryeprokuren e Shtetit, Sevdije Morina, në një deklaratë të tij të dhënë në një konferencë për media në vitin 2015.
Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesja ligjore e paditëses, avokatja Albana Kelmendi.
Gjykata ka nxjerrë aktgjykim me të cilin e ka detyruar ish-prokurorin Sylë Hoxha, që në emër të kompensimit të dëmit jo-material për dhembjet e pësuara shpirtërore për shkak të cenimit të autoritetit dhe nderit t’ia paguajë zëvëndëskryeprokurores shumën prej 2 mijë e 500 eurove.
Lidhur me pjesën tjetër të kërkesë-padisë për kompensimin e dëmit në vlerë totale prej 20 mijë eurove, shumën tjetër prej 17 mijë e 500 eurove, gjykata e ka refuzuar, përderisa ka aprovuar shumën e kompensimit të dëmit në vlerë prej 2 mijë e 500 eurove.
Gjykata po ashtu ka refuzuar edhe kërkesën për kërkim-faljen publike nga ana e të paditurit.
Lidhur me vendimin e Gjykatës së Prishtinës, ish-prokurori Sylë Hoxha ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, i ka kërkuar ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Prizrenit dhe ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, kompensim dëmi në vlerë prej 20 mijë eurove në emër të shpifjes dhe fyerjes që ajo pretendon që i ka shkaktuar Hoxha gjatë deklaratave të tij të dhëna në një konferencë për media.
Sipas paditëses me 16 mars 2015, i padituri Sylë Hoxha që në atë kohë mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit në një konferencë për media e kishte fyer rëndë paditësen.
Sipas paditëses ish-prokurori Sylë Hoxha kishte thënë të pavërteta në drejtim të prokurores Sevdije Morina e cila në atë kohë mbante pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Speciale.
“Është iniciuar shkarkimi im nga dy prokurorë, Znj Sevdije Morina e cila vazhdon atë që e kishte filluar Rrahman Morina në vitin 1989 dhe mbështetur nga Idain Smajli, i cili gjatë viteve të nëntëdhjeta ka shërbyer si gjyqtar deri në kohën e pak para vitit 1999 dhe i njëjti i ka shërbyer regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe ka zbatuar ato ligje diskriminuese të cilat ne i luftonim me mjete paqësore deri në vitin 1997”, thuhet të ketë deklaruar i padituri.
Me këtë deklaratë sipas paditëses, i padituri ka fyer rëndë paditësen dhe familjen e saj duke aluduar në familjarë të cilët nuk jetojnë prej një çerek shekulli dhe duke krahasuar kërkesën e paditëses për shkarkimin e tij me veprimet e kohës kur kundër shqiptarëve (jo kundër të paditurit) janë bërë represalje (në shqip. kundërsulme).
Me transmetimin e kësaj deklarate në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara sipas paditurës, ka ndikuar që paditësja të ndjehet keq në vendin e punës, në familje dhe në rrethin ku jeton.
Po ashtu sipas zvkryeprokurores Sevdje Morina, i padituri, ish-kolegu i saj Sylë Hoxha, ka shpifur kur në konferencën për media ka deklaruar se Sevdije Morina në cilësinë e u.d. të kryeprokurores së Prokurorisë Speciale me veprimet e saj ka dëmtuar qytetarët e Kosovës pasi që e njëjta është takuar me Prokurorinë e krimeve të rënda në Serbi dhe duke u dhënë atyre informacione në bazë të të cilave Prokuroria për krime lufte në Serbi ka lëshuar fletarreste ndaj qytetarëve të Kosovës.
“E nderuara, znj.Morina…..Si e arsyetoni se gjatë kësaj kohe kjo Prokurori ka zhvilluar takime me Prokurorinë për krime lufte në Serbi dhe si e shpjegoni që tërë kohën Serbia lëshon fletë arreste ndërkombëtare kundër shtetasve kosovarë me të njëjtat dokumente që merren nga kjo prokurori. A keni dijeni për këtë dhe sa është hisja e përgjegjësisë për ju personalisht si pjesë e menaxhmentit në këtë prokurori”, pretendohet të ketë deklaruar ish prokurori Sylë Hoxha.
E që sipas paditëses deklaratat e tilla, ish-prokurori Hoxha i ka bërë me qëllim të dëmtimit të reputacionit të paditëses si prokurore, u.d. kryeprokurore e PSRK-së, duke e ditur se ajo informatë nuk është e vërtetë.
Sipas padisë, i padituri Sylë Hoxha duke qenë në pozitën e prokurorit si dhe më pas edhe të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit ka pasur dijeni se paditësja nuk ka zhvilluar asnjëherë asnjë takim me Prokurorinë për krime lufte në Serbi.
Më këto veprime sipas paditëses, i padituri i ka shkaktuar asaj dëm moral dhe dëmtim të reputacionit./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje