LAJMI I FUNDIT:

Syla: Trepça së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv

Syla: Trepça së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv

Trepça së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv, këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla. Ai ka treguar pas mbylljes së konkursit do të shqyrtohen veç e veç çdo aplikacion që i ka plotësuar kushtet.

“Po, është e vërtetë që ushtruesi i detyrës ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore. Dorëheqja ka ndodhur para dy jave”, tha Syla.


Sipas tij, konkursi për kryeshef ekzekutiv të Trepçës është i hapur dhe për pak ditë, shkruan Telegrafi.

“Bordi Mbikëqyrës do të ndërmarrë menjëherë gjitha veprimet e nevojshme për të vlerësuar aplikacionet e pranuara nga kandidatët potencial. Trepça së shpejti do të bëhet me kryeshef ekzekutiv pasi që po bëhen më shumë se një vit që ndërmarrja Trepça është duke funksionuar me ushtrues detyre për arsye të regjistrimit të ndërmarrjes”, ka thënë kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla. /Telegrafi/