LAJMI I FUNDIT:

Syla për masat e reja ndaj COVID-19: Kemi filluar me shqiptimin e gjobave, 90 për qind e popullatës po i mban maskat

Syla për masat e reja ndaj COVID-19: Kemi filluar me shqiptimin e gjobave, 90 për qind e popullatës po i mban maskat

Kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë (MTI), Lulzim Syla, ka thënë se nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja për parandalimin e COVID-19, inspektorati është duke punuar në terren nga e hëna në të diel gjatë gjithë kohës.

Syla theksoi se kanë inspektuar të gjitha qytetet e mëdha dhe do të vazhdojnë t’i inspektojnë, mirëpo gjatë kësaj kohe siç tha ai ka pasur dhe shqiptim të gjobave, për shkak të mosrespektimit të masave.


“MTI nga data 5 korrik me vendimin që e ka sjell Qeveria e Kosovës, menjëherë Inspektorati ka dal në terren. Me një takim të veçantë që e kemi pas me ministrin, ai ka kërkuar që inspektorati të punoj pa pushim nga e hënë në të diele. Kur kemi dal në terren në qytetet e mëdha, kemi hasur parregullsi, dhe në momentin e parë kemi tërhequr vërejtjen, dhe pas dy tri dite kemi filluar me shqiptimin e gjobave, si në Prishtinë, Vushtrri, Gjakove, Ferizaj, Shtime e në shumë vende tjera”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, edhe pse në nivelin qendror janë vetëm 20 inspektor, ata kanë bashkëpunim shumë të mirë edhe me inspektorët të cilët janë nëpër komunat e Kosovës.

“Në MTI jemi 20 inspektor në nivelin qendror, por kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe me inspektorët e komunave dhe të gjithë së bashku bëjmë inspektimet. Falënderim të veçantë i shkon dhe Policisë së Kosovës. Vet kam vizituar dhe qytetet tjera deri në orët e vona dhe do vazhdoj dhe në qytetet tjera. Për të mirë po e them që 90 për qind e popullatës është duke i mbajtur maskat”, tha ndër të tjera, kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori