Syla kërkon rritje 50 % të pagave për punëtorët shëndetësorë deri të miratohet Ligji i pagave
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas protestave të organizuar ditë më parë, sot është takuar me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kryesindikalisti Blerim Syla u shpreh se urgjent duhet të rregullohet çështja e pagesës së mjekëve dhe infermierëve, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat për profesionistët shëndetësorë për 50% deri të miratohet Ligji për paga, në të kundërtën, ai u shpreh se nëse kjo nuk ndodh nga janari nuk do të mund t’i mbajnë nën kontroll stafin shëndetësor për veprimet e tyre.
Syla u shpreh se frustrimi dhe pakënaqësia në mes punëtorëve shëndetësorë është rritur edhe pas refuzimeve të ekzekutivit për të diskutuar me ta.
“Kërkesat kanë qenë dy: Ligji i pagave që të parashihet në buxhetin për vitin 2022 që pastaj pavarësisht se si do të rrjedh gjërat mos të shkojmë me ata se po e aprovojmë, por nuk ka para, sepse kemi përvoja të tilla, dhe kemi kërkuar deri atëherë rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, rritjen e pagave e kemi kërkuar 50%…
Pandemia nuk ka përfunduar ende dhe e kemi parë të arsyeshme që edhe në bazë të Ligjit mbi pandeminë e keni një arsye, qeveria ka arsye që ta bëjë këtë rritje deri kur të vjen ai ligj, por për fat të keq nuk kemi marr asnjë përgjigje e cila kishte të paktën me bind për të mirë apo për të keq punëtorin shëndetësor…
Por refuzimi i takimit nga ana e qeverisë e ka irrituar punëtorin shëndetësor, megjithatë jemi munduar të jemi dhe ta ndjekim këtë, por unë kam frikë që këto ditë përfundojnë, vjen janari, pakënaqësitë rriten normalisht neve nuk jemi në gjendje ta mbajmë situatën nën kontroll”, theksoi ai, raporton kp.
Para anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë, Syla ka thënë se mjekët janë ndjerë të ofenduar pasi është vendosur që edhe do ta deklarojnë pasurinë.
“Janë reagime jo të mira, me të vërtetë kanë me ndodh gjëra jo të mira, jo pse nuk duan ata të paraqesin pasurinë, të gjithë janë të disponuar, por disi është si diskriminuese e kanë parë veten të paragjykuar në arsyetimin e këtij ligji andaj kërkoj, se si deputet t’i keni këto parasysh, kur të vijë deri aty sepse kolegët tuaj po paragjykohen për korrupsion”, theksoi ai.
Duke folur për Ligjin e pagave i cili nuk është buxhetuar as për vitin 2022, kryesindikalisti Blerim Syla kërkoi nga anëtarët e këtij Komisioni që të të bëhet një Ligj i pagave vetëm për profesionistët shëndetësorë.
“Nëse krejt nuk po munden, a mundet vëlla me nis ndonjë ligj vetëm për profesionistët shëndetësorë, sepse kështu u bë e tepruar, më nuk mund të krahasohet askush me punëtorët shëndetësorë”, theksoi ai.
Kurse, kryetarja e këtij Komisioni që vjen nga radhët e pozitës, Fatmire Kollçaku iu tërhoqi vërejtën sindikalistëve të pranishëm për grevat e mbajtura dhe protestat e mbajtura në kohë pandemie.
Madje, ajo dha arsyetimin se pse Ligji i pagave nuk është proceduar këtë vit ashtu siç ishte paraparë në agjendën legjislative.
“(Vendimi i qeverisë) i cili thotë se ende jemi në kohën e pandemisë në nivel global dhe besoj që në kohën e pandemisë nuk është mirë që të ftohen greva të përgjithshme sepse vërtetë është në fuqi ai vendim… Në bazë të strategjisë legjislative është dashur të vijë këtë vit, është prolonguar për shkak të pandemisë, dhe pritet që do jetë vitin tjetër ”, tha ajo.
Ndërsa, Syla ia ktheu duke i thënë se pasojat për protestat dhe grevat i bartin vetë.
“Puna e çështjes së pandemisë është çështja jonë personale, a e shkelim ligjin, nëse e shkelim ligjin, mund të na dënoni kjo është çështja e parë, por unë kam frikë se ligjin e keni thyer ju më së pari sepse keni ndal mjetet për qershor-maj sikurse nuk ka pasur pandemi, pra atëherë po vlen ligji anti-pandemi, edhe për gusht janë ndal shtesat, kurse ne kur po marrim të bëjmë greva, ne po shkelim ligjin, ne i bëjmë pasojat e burgun”, theksoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025