Sydney Sweeney rikthehet me stil gotik në tapetin e kuq të GQ Men of the Year 2025

Sydney Sweeney tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të eventit GQ Men of the Year 2025, i mbajtur në Chateau Marmont në Los Angeles të enjten.
Ylli i “Euphoria”, 28 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të zi gotik nga Versace me dekolte të thellë, që nxirrte në pah linjat e saj elegante dhe i përshtatej kodit të veshjes “Tapeti i Kuq i Hollywood-it të viteve të 90-ta”, sipas GQ.
Pamjen e saj dramatike, Sweeney e kompletoi me një kapuç të zi dhe një hije sysh “smokey” që theksonte sytë e saj blu, shkruan DailyMail.

Flokët biondë të ndara anash ishin stiluara në onde elegante dhe të çrregullta, duke i dhënë një pamje të rafinuar dhe moderne.
Aktorja, një nga shtatë yjet e kopertinës së numrit të sivjetshëm të revistës që shënon 30-vjetorin e GQ, u nderua si Aktorja e Vitit.

Ajo riktheu praninë në tapetin e kuq pas dështimit të filmit të saj të fundit, “Christy”, i cili u prit keq nga kritika dhe pati performancë të dobët në biletari.
Megjithatë, Sweeney u shpreh krenar për projektin dhe rolin e saj si boksierja Christy Martin, duke theksuar historinë e fuqishme që tregoi në film.

Eventi i GQ u bashkëprezantua nga Sweeney së bashku me Stephen Colbert, Seth Rogen, SZA, Oscar Isaac, Clipse dhe Hailey Bieber, e cila gjithashtu shkëlqeu me një fustan të zi transparent Gucci.
Ky rikthim i Sweeney në tapetin e kuq shënon një moment të ri për karrierën e saj, duke treguar aftësinë për të kombinuar elegancën me stilin provokues dhe gotik në një ngjarje prestigjioze si GQ Men of the Year. /Telegrafi/





























































