LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Në MPB ka pasur tejkalim të vlerës të kontratave

Sveçla: Në MPB ka pasur tejkalim të vlerës të kontratave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton.

Duke raportuar në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MPB-n për vitin 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.

Ai, para deputetëve, tha se të gjeturat e raportit të auditorit janë shqetësuese dhe konfirmim i gjendjes së rënduar në MBP, vjen si rezultat i keqpërdorimeve të vazhdueshme.

“Ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike. Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, tha ai.

Por përgjegjësi ndaj këtyre keqpërdorimeve kërkoi Fadil Nura nga PDK, i cili tha se gjysmën e vitit të kaluar, Sveçla ka qenë në ekzekutiv.

“Gjysmën e periudhës së vitit të kaluar ke qenë ministër në këtë resor. Përkatësisht ushtrues detyre dhe ministër, a e ndieni vetën fajtor për këto të gjetura. A jo që ju referuan gjitha hapat në zbatim të rekomandimeve, në fakt e pamë edhe ato që i keni referuar në hetuesi, por për gjitha këto thatë se do të merret masa, por se katër muaj nuk kemi bërë asnjë veprim konkret”, tha ai.

Shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme për vitin 2020 ngritën edhe anëtarët deputet të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. /KP/Telegrafi/