LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Kot e kanë KOTËT, mijëra policë mezi presin të zbulojnë vrullin tuaj korruptiv

Sveçla: Kot e kanë KOTËT, mijëra policë mezi presin të zbulojnë vrullin tuaj korruptiv

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal  Sveçla, i është kundërpërgjigjur ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi ky i fundit e ka akuzuar Sveçlen se po përpiqet të manipulojë opinionin për procesin e furnizimit e qytetarëve me targa dhe dokumente personale.

Veliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sveçla gjatë qëndrimit në ministri [MPB si zëvendësministër] nuk ka bërë asnjë punë, duke shtuar se ai [Sveçla] duhet të jap llogari për hyrje në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku kishte dokumente të klasifikuara.


Reagimi i Veliut erdhi pas akuzave të ish-zv.ministrit Sveçla se ministri Veliu po bën dallavere me tenderët për targa të automjeteve, duke cituar një lajm nëpër medie që tregonte se një kompani kishte fituar tenderin me trefishin e çmimit fillestar.

Veliu-Sveçlës: Ti me shokë i le qytetarët pa targa e dokumente, jep llogari për hyrje në dhomën e përgjimeve dhe për kasafortën
Lexo po ashtu Veliu-Sveçlës: Ti me shokë i le qytetarët pa targa e dokumente, jep llogari për hyrje në dhomën e përgjimeve dhe për kasafortën

Sveçla, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjut ministrit Veliu se  “mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv”.

Postimi i plotë i Sveçlës:

“KOTËT kot e kanë.

Mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë.

Mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv.

HAJNAT N’BURG!”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori