LAJMI I FUNDIT:

Veliu-Sveçlës: Ti me shokë i le qytetarët pa targa e dokumente, jep llogari për hyrje në dhomën e përgjimeve dhe për kasafortën

Veliu-Sveçlës: Ti me shokë i le qytetarët pa targa e dokumente, jep llogari për hyrje në dhomën e përgjimeve dhe për kasafortën

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se ish-zëvendësministri i po kësaj ministrie, Xhelal Sveçla po bën përpjekje të manipuloj qytetarët e Kosovës për procesin e furnizimit e qytetarëve me targa dhe dokumente personale.

Veliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sveçla gjatë qëndrimit në ministri nuk ka bërë asnjë punë, duke shtuar se ai duhet të jap llogari për hyrje në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku kishte dokumente të klasifikuara.


“Xhelal Sfeçla me shokë, në vend se të turpërohet që la qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale, po bën përpjekje dëshpëruese, të shoqëruara me gënjeshtra, me qëllim të manipulimit të opinionit publik për këtë proces. Njeriu, i cili gjatë qëndrimit të tij në MPB, nuk kreu asnjë punë përveç që dha leje të lëvizjes për dostat e tij, në vend se të jap llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku gjendeshin dokumente të klasifikuara që e la të hapur kur doli, gjen kohë dhe pa fije turpi del në një emision dhe hedh akuza për procedura e tenderë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mua”, thuhet në postimin e Veliut.

Reagimi i Veliut vjen pas akuzave të ish-zv.ministrit, Sveçla se Veliu po bën dallavere me tenderët për targa të automjeteve duke cituar një lajm nëpër medie që tregonte se një kompani kishte fituar tenderin me trefishin e çmimit fillestar.

Sveçla në T7 po ashtu ka akuzuar Veliun se po vonon shpalljen e tenderëve për letërnjoftime dhe certifikata për shkak se rritet mundësia për keqpërdorime në tenderë.

E këtyre akuzave i është përgjigjur Veliu, duke thënë se procedura e “prokurimit për “Furnizim emergjent me targa të automjeteve” nuk bëhet në baza mujore, ndërsa çmimi i tyre caktohet në bazë të targave për njësi”.

“Furnizimet emergjente me targa janë me çmime më të lira, krahasuar me kontratën e rregullt të vitit 2016, pra është i pavërtetë pretendimi se procedurat e tjera kanë çmimin tri herë më të shtrenjtë. Ministria e Punëve të Brendshme, përmes procedurës së hapur ka iniciuar aktivitetin e prokurimit “Furnizimi me targa të automjeteve” në vitin 2018, vit në të cilin unë nuk isha ministër. I njëjti aktivitet është në procedurë ankimore dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, Autoriteti Kontraktues nuk mund të iniciojë dy aktivitete të prokurimit për të njëjtën çështje në të njëjtën kohë”, shkruan Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori