LAJMI I FUNDIT:

Suzuki bashkon forcat me firmën e makinave fluturuese, SkyDrive

Suzuki bashkon forcat me firmën e makinave fluturuese, SkyDrive

Më së miri njihet për makinat dhe motoçikletat e tij, por Suzuki po shkon më tej për automjetet e tij dhe atë deri në qiell.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Suzuki ka njoftuar se është duke bashkuar forcat me firmën e makinave fluturuese SkyDrive për të zhvilluar një aeroplan elektrik me ngritje dhe ulje vertikale.


Dhe nuk do të presim shumë për ta parë atë në aksion, me planet e mundshme për ta lansuar makinën si pjesë e një shërbimi taksi fluturues në Osaka deri në vitin 2025.

Për Suzuki-n, partneriteti do të shtojë ‘makinat fluturuese’ si një biznes të katërt të lëvizshmërisë, përveç automobilave, motoçikletave dhe motorëve jashtë, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

SkyDrive aktualisht është i angazhuar në zhvillimin e një makine fluturuese kompakte me dy vende, me fuqi elektrike, me plane për prodhim në shkallë të plotë.

Në deklaratë nuk u tha nëse Suzuki do të punonte në këtë automjet specifik.

Kompania, e cila gjithashtu po zhvillon dronët e ngarkesave, synon të nisë një shërbime ‘makine fluturuese’ në Osaka në vitin 2025, kur qyteti japonez është nikoqir i World Expo. /Telegrafi/