LAJMI I FUNDIT:

Romani i Aziz Mustafës sheh dritën e botimit

Romani i Aziz Mustafës sheh dritën e botimit

Specialisti i otorinolaringologjisë, Aziz Mustafa, pas disa librave me poezi dhe tregime botuar vite më parë, këto ditë ka botuar romanin e parë “Mos e harro Japoninë, Suzanë”.

Kjo prozë, ka veçuar botuesi, është nisur në Japoni, në kullën a kështjellën Aizuvashamatzu, kurse është bitisur në kohën e pandemisë Covid-19, në banesën e autorit përballë Teatrit të Qytetit në Gjilan.


“Të priturat dhe të papriturat e saj vlojnë nga dramat dhe nga tragjeditë e personazheve të cilët, me kujtimet që kanë shkruar në ditar ndër vite, të rrëqethin me natyrshmërinë dhe me befasitë e situatave nga jeta e tyre. Askush në këtë roman nuk është i sigurt për asgjë. Sot je, nesër nuk je. Vdekja shfaqet papritur, karshi saj edhe pikëllimi. Fatet e njerëzve të rinj e të vjetër parakalojnë para nesh sikurse gardat e nderit të ushtrive në ditë nderimi dhe ditë festimi, të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje”, ka shkruar për librin shtëpia botuese “Armagedoni”.

Ndërkaq, recensenti i librit, kritiku Imer Topanica, ka shprehur mendimin se, “Aziz Mustafa, me profesion të parë mjek, por me dell të veçantë poeti e prozatori, nuk i është paraqitur lexuesit shqiptar sa kanë vlerë veprat e tij në këto dy gjini. Njohuritë i tij për shkenca dhe për arte janë të pafundme dhe janë të paraqitura edhe në këtë vepër në mënyrë mjaft artistike. Duke kombinuar shkencën me artin, proza e tij, ashtu si një lloj parfumi i veçantë brenda romanit që personazhet i tërheq për hunde, na tërheq për hunde edhe neve dhe e bëjnë një prozë të këndshme dhe të lehtë për lexim. Prandaj, shpresoj shumë se me këtë prozë dhe me këtë botues emri i tij dhe vepra e tij do ta zënë vendin që e meritojnë në letërsinë shqipe”.

Librin nga e premtja e gjeni në librarinë “Dukagjini” dhe “Artini” në Prishtinë, gjatë javës së ardhshme edhe në qytetin e Gjilanit, të Ferizajt, të Prizrenit, të Pejës, të Gjakovës, të Mitrovicës etj.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Piruni

Piruni

Daut Dauti
Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori

Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Kalo në kategori