LAJMI I FUNDIT:

SUV elektrik kinez kushton më pak se 10 mijë euro

SUV elektrik kinez kushton më pak se 10 mijë euro

Maple 30X është një SUV kompakt, thjesht elektrik që qëndron mbi të gjithë për çmimin e tij të ulët.

Tregu kinez i makinave elektrike po bëhet një figurë mbizotëruese.

Ndërsa Amerika e Veriut dhe Evropa kanë një portofol të mirë të makinave elektrike, Kina ka një gamë të produkteve që dalin në treg shumë më lirë se makinat e prodhuara në këto dy kontinente, transmeton Telegrafi.


Sigurisht, produktet e përballueshme kineze mund të mos jenë më të mirat për sa i përket cilësisë së përgjithshme, por Maple 30X i ri duket premtues.

Maple 30X ka një motor 70kW (94bhp), i cili shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin në afërsisht 10-12 sekonda.

Kompania pretendon se makina përshkruan një distancë prej më shumë se 300 km me një bateri të plotë.

Bateria duhet të jetë në gjendje të ngarkohet në 80 për qind për 30 minuta. Ajo që është veçanërisht e habitshme për SUV-in e vogël elektrik është çmimi i ulët i tij.

Maple 30X mund të blihet për rreth 9,200 euro. Sidoqoftë, vetura elektrike fillimisht është në dispozicion vetëm në Kinë dhe nuk dihet nëse do të shitet në vendet e tjera.

Maple 30X është prodhuar nga Fengsheng Automobile Technology. Kjo është një degë e gjigantëve automatikë kinezë Kandi dhe Geely. /Telegrafi/