LAJMI I FUNDIT:

Suso largohet nga Milan, mbetet në Serie A

Suso largohet nga Milan, mbetet në Serie A

Fiorentina ka gjetur zëvendësimin adekuat për Federico Bernardeschin.

Ylli italian iu bashkua Juventusit, ndërsa klubi vjollcë po shikon një zëvendësim të tij.

Spanjolli i Milanit, Suso shihet si zëvendësimi adekuat i Bernardeschit dhe Fiorentina ka nisur kontaktet me Milanin.


Sipas medieve italiane, klubi vjollcë është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e Susos.

Ish-anëtari i Liverpoolit duket se ka humbur vendin e titullarit te Milan pas përforcimeve të mëdha të ‘Rossonerëve’.

23-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/