LAJMI I FUNDIT:

Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se askush nuk ka kërkuar që në çështje të mëdha të jenë bashkë “krahu i luftës” dhe “i paqes”.

Surroi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është narracion artificial se në Kosovë duhet të bashkë qeverisin “krahu i luftës” dhe ai “i paqes”.

Ai ka thënë se ky narracion është ndërtuar qysh nga viti 1999 e ka vazhduar ndër vite, përcjell Telegrafi.


“Mos harroni se ajo që quhet “krahu i luftës” është pakicë në Kosovë. Nuk është shumicë. UÇK-ja nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por pakicë. Natyrisht pakicë e organizuar dhe ka luftuar, por nuk ka përfaqësuar shumicën në Kosovë”.

Ai ka thënë se u pa në zgjedhjet e para që UÇK-ja ishte edhe pakicë politike në Kosovë pasi sipas tij Rugova i fitoi zgjedhjet dhe ai nuk ishte “krahë i luftës”.

Surroi ka thënë se Pavarësia e Kosovës është dashur të shpallet në verën e vitit 2007 dhe nuk ka lidhje me ardhjen në pushtet të PDK-së.

Sipas tij, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare është shtyrë shpallja e Pavarësisë më kërkesë të Francës për të bindur Rusinë në një çështje për Iranin.

Publicisti thotë se “krahu i luftës” arriti ta mbajë pushtetin më shumë se 10 vite për shkak se ishin mirë të organizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori