LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Në zgjedhje do të shkohet ose me konsensus ose në mënyrë kaotike (Video)

Surroi: Në zgjedhje do të shkohet ose me konsensus ose në mënyrë kaotike (Video)

Për Surroin zgjedhjet mund të jenë dalja nga bllokada aktuale politike.

Publicisti Veton Surroi ka thënë se arsyeja pse Kosova po humb peshë në sytë e faktorit ndërkombëtar në raport me Serbinë, është kapja e shtetit.

“Ne jemi shtet i kapur, dhe shtetet e kapura nuk mund të shikohen ndryshe nga zyrtarët e BE-së”, tha ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Ai ka thënë se koncepti i kapjes së shtetit është krijuar ende pa u krijuar pushtetet.

“Në KEK dhe PTK kapja është bërë para se të krijohen institucionet legale. Kapja e shtetit bëhet duke vendosur njerëz në institucione publike”.

Surroi ka thënë se dënim i madh po u bëhet gjeneratave të reja me sistemin e arsimit.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1114128132068797/

Duke folur për situatën aktuale politike në Kosovë, ai ka thënë se Thaçi po e pengon arritjen e një konsensusi në Kosovë.

“Kujtojmë që Rugova e pranoi Thaçin në Rambuje, dhe unë e di se ai nuk ka pasur obligim të ftojë opozitën në bisedime”.

Ai ka thënë se për momentin në Kosovë ekziston një bllokadë institucionale e cila siç shihet nuk mund të kalohet aq lehtë.

“Qeveria mund t’i kalojë disa ligje por nuk mund t’i kalojë disa të tjera. Pika e vlimit do të vjen në momentin e miratimit të buxhetit. Zakonisht buxheti është pika kur prishen qeveritë”.

Veton Surroi ka thënë se ka dy mënyra për të shkuar vendi në zgjedhje.

“Ose mund të ketë konsensus për zgjedhje mes partive politike ose shkohet në zgjedhje të shpejta kaotike në muajt e ardhshëm”.

Ai ka thënë se opozita do t’i bënte mirë PDK-së dhe për këtë sipas tij ka precedent.

“Kur u shkëput një pjesë e PDK-së dhe u krijua NISMA u krijua një lehtësim në jetën politike në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Veton Surroi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/172585930338062/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori