Surpriza që i ndali frymën - Adri Rrogaqi e befasoi Iliriana Sadriun për ditëlindje me fishekzjarre, trëndafila dhe një unazë me plot shkëlqim

Iliriana Sadriu ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të veçantë dhe romantike, falë surprizës së menduar deri në detaj nga partneri i saj, Adri Rrogaqi.
Mbrëmja u shndërrua në një moment magjik, kur qielli u ndriçua nga fishekzjarrët, ndërsa para saj u shfaq një buqetë madhështore me trëndafila të kuq dhe një unazë plot shkëlqim, që simbolizonte dashurinë dhe përkushtimin e tij.
E emocionuar dhe e mbushur me gëzim, Iliriana e përqafoi fort Adrin, duke e falënderuar publikisht për gjestin e tij.

Në videon e postuar në Instagram, ajo ka zgjedhur një përshkrim domethënës: “Një vit më shumë, një diamant më afër”.

Atmosfera festive, dashuria e ndjerë dhe kujdesi në çdo detaj e kthyen këtë mbrëmje në një kujtim të çmuar për çiftin, që tashmë ndajnë jo vetëm jetën, por edhe një histori të bukur të mbushur me surpriza.

Kjo u bë pas një dasme të përbashkët që ata kishin, pasi janë shumë të kërkuar nëpër ahengje.
Ata u bënë më të njohur për publikun me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/












































