LAJMI I FUNDIT:

Supremja ua refuzoi rigjykimin, flasin pjesëtarët e Grupit të Kumanovës: Nuk duam mëshirë, por drejtësi

Supremja ua refuzoi rigjykimin, flasin pjesëtarët e Grupit të Kumanovës: Nuk duam mëshirë, por drejtësi

Për lëndën “Lagjja e Trimave”, apo siç njihet edhe si Rasti i Kumanovës, nuk do të ketë gjykim të ri, kështu vendosi Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut.

Nga burgu kanë reaguar dy të dënuarit në këtë rast Fatmir Reçica dhe Naser Baraliu.

Reçica thotë se nuk kanë pritur ndonjë mrekulli nga ky shtet.


“Ne nuk besojmë në këtë sistem të drejtësisë në këtë shtet. E vetmja shpresë për ne është Gjykata e Strasburgut. Shpresojmë në drejtësinë e gjykatës ndërkombëtare, pasi asnjë dëshmitarë që ne e kemi ftuar nuk është pranuar”, deklaroi Reçica nga burgu.

I dënuar me 40 vjet burg, Reçica thotë se faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut do të ndjehet rehat me këtë vendim.

“Mirëpo ne e dimë se nuk jemi fajtor por çlirimtare. Ne në vitin 2015 kemi ardhur për të bërë bashkimin kombëtarë. Mua nuk më mundon burgu pasi e di idealin tim. Unë do t’i shkojë deri në fund të vërtetës sime”.

Reçica ka thënë se do të konsultohen me avokatët nëse do t’iu ofrohej transferimi në Kosovë.

“Nuk e di a e dëmtojmë shtetin tonë apo popullin tonë me një vendim të tillë. Ndoshta do të lehtësoheshim me transferimin në Kosovë, por do të ishi9n me rëndësi detajet”, deklaroi tutje Reçica.

I burgosuri me dënim të përjetshëm, Naser Baraliu, thotë se për shqiptarët nuk ka drejtësi në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarit këtu nuk i shkon fjala. Presim që të vendos Strasburgu që procesi të fillojë nga e para. Ne duam drejtësi dhe të sqarohet rasti. Ne e duam fajtorin, nuk duam mëshirë e as falje. Duam drejtësi. Kush është fajtori këtu dhe jemi gjithçka në rregull”, deklaroi Naser Baraliu.

Reçica, Baraliu dhe disa të burgosur të tjerë janë të vendosur në Burgun e Idrizovës, derisa pjesa tjetër e të burgosurve janë në Burgun e Shutkës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori