Supermarketi që do të shesë ushqime me afat të skaduar

Sipas ekspertëve, rreth 40 për qind e ushqimeve në SHBA shkojnë dëm, pasi u kalon afati i përdorimit, por datat e skadencës nuk kanë lidhje vetëm me sigurinë e konsumatorit, por me shijen e prodhimit – transmeton Top Channel.
Dana Gunders, shkencëtare ushqimi në Këshillin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, thotë se ka shumë ushqime që mund të konsumohen pa problem edhe pasi u ka skaduar afati i përdorimit.
Ja disa prej tyre: Kosi (mund të konsumohet deri në 6 javë pas skadencës), çokollata (është shumë e rezistueshme, por në kontakt me ajrin krijon një shtresë të bardhë, kjo shtresë nuk është myk dhe mund të konsumohet pa problem), vezët (mund të konsumohen tri deri pesë javë pas blerjes nëse mbahen në një temperaturë nën 5 gradë celsius). /Telegrafi/


















































