Është mbyllur xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkuj), ku skuadrat favorite nuk hasën telashe për të marrë fitore.

Besa Famgas tregoi forcën e saj që në hapje të sezonit, duke dominuar plotësisht ndaj Trepçës. Pejanët e mbyllën ndeshjen me rezultat të thellë 38:21. Më efikasit për Besën ishin Deniz Terziqi, Ahmed Zayan Amr Ali dhe Hamed Ahmed Khamis me nga 8 gola secili. Te mitrovicasit u dallua Amar Mujka me 7 gola.


Rivalitet më i madh u pa në Gjakovë, ku Vëllaznimi e priti me fitore kthimin në Superligë, duke mposhtur Llapin me rezultat 40:32. Hero i vendasve ishte Arbër Neziri me plot 14 gola, ndërsa Florian Rexha shtoi 6. Për llapjanët më efikasi ishte Enis Rexhepi me 7 gola.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore shkatërruese ndaj Vushtrrisë, 58:24. Te “vreshtarët” u dalluan Ardit Tafilaj me 12 gola dhe Granit Kadiri me 10, ndërsa për mysafirët shënoi Egzon Ademi me 7.

Një tjetër fitore e thellë u regjistrua në Ferizaj, ku Kastrioti mposhti Prishtinën me rezultat 48:32. Festim Mustafa me 8 gola ishte më efikasi, ndërsa Elion Goçi dhe Adonit Isufi kontribuan me nga 7. Për kryeqytetasit, Albi Gjuka shënoi plot 16 gola./Telegrafi/

telegrafi sport app