Fituesit e Europa League mbaruan punën qysh në pjesën e parë. Ishte qendërsulmuesi më i mirë në botë, Radamel Falcao ai që hapi serinë e tij të golave në minutën e gjashtë për 1-0.

Në minutën e 19-të sërish Falcao realizoi për 2-0, para se në fund të pjesës së parë të kompletonte hettrikun e tij për 3-0.


Në pjesën e dytë Chelsea u mundua të bënte kthesen, por kjo kushtoi me golin e katërt të realizuar nga Miranda (60’). Golin e nderit për Chelsean në këtë takim e realizoi Gary Cahill (74’) për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Kjo humbje pos që ia mohoi Chelseat të ngrisë trofeun e parë këtë sezon, është indikacion i lojës që duhet të përmirësohet nga Blutë, përkundër fitoreve në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app