LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Liga Premier po arrin kulmin e saj dramatik – por tani është bërë një parashikim për edicionin 2023/24.

Gara për titull mund të ketë mbaruar për këtë sezon, por katër më të mirat mbetet ende për t’u vendosur ndërsa një mori klubesh të tjera kërkojnë të sigurojnë kualifikimin evropian.

Në fund, Nottingham Forest siguroi mbijetesën e tyre me një fitore 1-0 ndaj Arsenalit, që kurorëzoi Manchester Cityn si kampion.


Lista me 10 rekordet që Pep Guardiola synon t'ia thyejë Sir Alex Fergusonit
Lexo po ashtu Lista me 10 rekordet që Pep Guardiola synon t'ia thyejë Sir Alex Fergusonit

Humbja e Leeds United në West Ham siguroi që beteja e rënies të shkojë në xhiron e fundit.

Everton siguroi atë që mund të ishte një pikë vendimtare me një barazim 1-1 ndaj Wolves të shtunën.

Dhe Leicester City e di se duhet të fitojë në Newcastle sonte ose shpresat e tyre mund të kenë mbaruar.

Man City parashikohet të ruajë sërish titullin e Premierligës edhe sezonin e ardhshëm

Me vetëm gjashtë ditë para përfundimit të edicionit, mbështetësit mezi presin të zbulojnë se si përfundon ekipi i tyre.

Megjithatë, tifozët tani mund të hedhin një vështrim në atë që do t’i presë gjatë 12 muajve të ardhshëm pasi Ladbrokes publikoi tabelën e tyre përfundimtare të parashikuar në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm.

Ata besojnë se dy të parët do të mbeten të pandryshuar – me Cityn që e fiton titullin për herë të katërt, ndërsa Arsenali renditet sërish i dyti.

Pse Chelsea nuk po e zyrtarizon Pochettinon
Lexo po ashtu Pse Chelsea nuk po e zyrtarizon Pochettinon

Liverpooli i Jurgen Klopp, i cili duket pothuajse i sigurt se do të jetë jashtë top katërshes këtë sezon, parashikohet të kthehet në Ligën e Kampionëve me një përfundim në vendin e tretë me Manchester United që përbën katërshen e parë.

Neëcastle mund të sigurojë futbollin e Ligës së Kampionëve më vonë nëse ata marrin të paktën një pikë kundër Dhelprave, por parashikimi i vitit të ardhshëm i lë jashtë Ligës së Kampionëve.

Në fakt, pavarësisht sezonit së tmerrshëm të Chelseat këtë sezon, ata parashikohen të përfundojnë përpara Magpies në vendin e pestë.

Ky rezultat do të ishte ende një zhgënjim i madh për Blutë, të cilët do të emërojnë Mauricio Pochettinon si trajner, nëse ata humbasin përsëri katërshen e parë.

Pavarësisht se një trajner i ri do të vijë, Tottenham pritet të përfundojë vetëm në vendin e shtatë, ndërsa Brighton përbën tetëshen më të mirë.

Aston Villa pritet të përfundojë në vendin e nëntë, ndërsa Brentford, edhe pse ata do të jenë pa Ivan Toney të pezulluar për një pjesë të madhe të tij, gjithashtu parashikohet të regjistrojë një përfundim të dytë radhazi në pjesën e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori