LAJMI I FUNDIT:

Sunny Hill Festival – Në ditët e para shiten mijëra bileta nga shtete të ndryshme të botës

Sunny Hill Festival – Në ditët e para shiten mijëra bileta nga shtete të ndryshme të botës
Sunny Hill Festival (Foto: Instagram/ sunnyhillfestival)

Edhe këtë vit pritet të mbahet festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill ,në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2, 3 dhe 4 gusht.

Vitin që e lamë pas ky festival mblodhi një numër të madh të njerëzve për tri ditë rresht, ndërsa këtë vit duket se interesimi për pjesëmarrje është dyfishuar.

Para pak ditëve po ashtu dolën në shitje edhe biletat e këtij festivali dhe siç thuhet nga organizatorët e Sunny Hill ka kërkesa të jashtëzakonshme nga audiencat që vijnë nga i gjithë rajoni, madje edhe nga bota.


https://www.instagram.com/p/ByQXJGTF67W/

“Interesimi për bileta te Sunny Hill Festival është i jashtëzakonshëm. Në ditën e parë janë shitur me mijëra bileta, me blerës që vijnë nga dhjetëra shtete të ndryshme të botës”, ka thënë Alban Kastrati nga Sunny Hill.

Edhe pse akoma nuk është publikuar lista e performuesve, pas edicionit të parë në të cilin ishin me mbi 40 artistë të huaj e vendorë, përfshirë edhe yjet si Dua Lipa, Action Bronson, Stanaj, G4shi dhe Martin Garrix në mes të tjerëve, Sunny Hill këtë vit do të përfshijë një ‘miks’ të tri zhanreve pop, hip – hop dhe muzikë elektronike.

“Lista e performuesve ende nuk është bërë publike, mirëpo ne jemi munduar që të kemi një miks tejet interesant të artistëve për të tria zhanret, pop hip – hop dhe muzikë elektronike”, thotë më tej Kastrati.

Sipas organizatorëve, festivali këtë vit do të ofrojë risi të shumta, si për nga ana muzikore, organizative por edhe të interaktivitetit në hapësirën e festivalit.

https://www.instagram.com/p/ByCsMI2lpSl/

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”.

Për dallim nga viti i kaluar, Dua do të jetë vetëm si spektatore dhe se këtë vit nuk do të këndojë ndonjë këngë në festival.

Vlen të ceket se një nga artistët që pritet sërish të performojë në Sunny Hill është edhe G4shi, ku këtë herë do vijë bashkë me reperin amerikan, G – Eazy, me të cilin ka realizuar edhe një bashkëpunim së fundmi. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BveSVkOHyEE/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori