Ka tash e sa kohë që flitet se mes Dua Lipës dhe Rita Orës nuk ekzistojnë raporte të mira, ani pse indirekt ato kanë folur mirë për njëra-tjetrën.

Mirëpo në asnjë eveniment të përbashkët që rëndom iu bie të marrin pjesë, dy artistet nuk takohen me njëra-tjetrën.


The Sun shkruan se ato ishin dy nga mysafiret më magjepsëse në mbrëmjen e MET Gala, dhe dukeshin mahnitëse ndërsa defiluan të tapetin e kuq, në New York.

GettyImages 1147433606

Por nën sipërfaqen e tyre mund të zbuloj se një grindje e fshehtë ka nxitur një pykë të ngushtë midis Duas dhe Ritës, të cilat të dyja shkuan në të njëjtën shkollë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u zhvendosën nga Kosova e tyre amtare.

Një burim i brendshëm tha: "Është turp, pasi ato ishin shumë afër dhe Dua foli shumë mirë për sa kohë e admironte Ritën".

GettyImages 1147429522

"Dua madje tha se donte të ishte si Rita në të ardhmen. Por tani gjërat kanë shkuar në mënyrë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancohet. Rita është e dëshpëruar për të shmangur konfrontimin dhe ka dalë nga rruga e saj për t'u siguruar që nuk do të takohen ballë për ballë", shkruan më tej The Sun.

"Rita shkoi në MET Gala me mikun e saj dizajner Marc Jacobs dhe modelen Kate Moss, kështu kishte një natë të madhe përpara - ashtu si Dua, e cilia ishte atje me të dashurin e saj Isaac Carew".

GettyImages 1147458337

Kur Dua debutoi fuqishëm në industrinë e muzikës në vitin 2016, ajo u krahasua me Ritë sepse ato ndoqën të njëjtën shkollë, "Sylvia Young Theatre School", në Londër.

Por kur u pyetën rreth një miqësie në vitin 2017, Dua tha për një revistë suedeze: "Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin dhe unë njoh pak motrën e saj". /Telegrafi/

GettyImages 1147432771 1