LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i zhdukur Emiliano Sala kishte luajtur me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin – te Nantes e kujtojnë si i qetë dhe i edukuar

Sulmuesi i zhdukur Emiliano Sala kishte luajtur me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin – te Nantes e kujtojnë si i qetë dhe i edukuar

Blerja e fundit e klubit britanik Cardiff City, argjentinasi Emiliano Sala është zhdukur, ku aeroplani i tij i nisur nga Franca për në Uells është zhdukur nga radarit.

Ai ishte kthyer në Nantes për tu përshëndetur me shokët e ekipit, ku kishte qëndruar katër vite, nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Kërkimit janë duke vazhduar dhe ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.


Zhduket aeroplani që po barte blerjen më të shtrenjtë të Cardiffit, Emiliano Sala
Lexo po ashtu Zhduket aeroplani që po barte blerjen më të shtrenjtë të Cardiffit, Emiliano Sala

Transferimi i lojtarit u zyrtarizua ditë më parë, Natnes e shiti për 17 milionë euro. Ky ishte transferim rekord për Cardiffin.

Sala te Nantes ka qenë bashkëlojtarë me kapitenin legjendat të Kombëtares shqiptare, Lorik Canën dhe anësorin këmbëshpejtë, Emir Lenjanin.

Lenjani i pari në rreshtin e dytë, Cana i pesti, ndërsa Sala i dhjeti

Cana dhe Lenjani kishin qëndruar për një vit me këtë klub ku sulmuesin e kishin bashkëlojtar.

Për Canën ka qenë një rikthim në Francë, pas aventurave me Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Cana duke harkuar te Sala

Ndërsa Lenjani ishte huazuar nga Rennes.

Dyshja shqiptare gjithmonë e kanë cekur se kanë kaluar mirë në klubin e verdhë, shkruan Telegrafi.

Lenjani dhe Sala

Edhe presidenti i Nantes, Waldemar Kita ka folur për rastin e zhdukjes së lojtarit.

Shefi i Kontrollit Ajror ka pak shpresë që Sala mund të jetë gjallë: Nuk e dimë si është zhdukur
Lexo po ashtu Shefi i Kontrollit Ajror ka pak shpresë që Sala mund të jetë gjallë: Nuk e dimë si është zhdukur

“Ai ka qenë i qetë, i këndshëm dhe djalosh i dashur për të gjithë. AI ka qenë plot respekt. Tani mendoj për familjen e tij dhe shokët”, ka deklaruar ai.

Lojtari kishte shpërthyer këtë edicion në Ligue 1 ku kishte shënuar 12 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori