LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i Stambollit kishte marrë urdhra nga ISIS-i

Sulmuesi i Stambollit kishte marrë urdhra nga ISIS-i

Sulmuesi nga Uzbekistani, i cili natën e Vitit të Ri dyshohet e vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll, ka pohuar se urdhrat i kishte marrë nga qyteti Rake, një bastion i të ashtuquajturit Shteti Islamik, njoftuan sot mediat turke.

Një ditë pas arrestimit, guvernatori i Stambollit Vasip Shahin ka deklaruar se personi që autoritetet turke e kanë arrestuar për shkak se dyshohet se ka vrarë 39 njerëz Natën e Vitit të Ri ka pranuar fajësinë për sulm.


“Terroristi e ka pranuar krimin”, ka deklaruar Shahin para gazetarëve, duke e identifikuar sulmuesin si Abdulgadir Masharipo i lindur në Uzbekistan në vitin 1983.