Sulmuesi në Florida kishte përdorur armë me laser, kamera që transmetonte live ngjarjen filmoi gjithçka (Video)

Policia në Florida ka arritur të identifikon sulmuesit, që shtiu me armë brenda hapësirës ku po mbahej turniri i video-lojëra online që po transmetohej live në internet.
David Katz, 24-vjeç, vrau veten dhe katër tjerë si dhe plagosi 11 gjatë të shtënave në kompleksin Jacksonville Landing, transmeton Telegrafi.
Sipas pjesëmarrësve në këtë garë ku u plagos edhe shqiptari Drin Gjoka, sulmuesi ka vrarë dy nga lojtarët më të mirë Taylor Robertson, 27-vjeç, dhe Eli Clayton, 22. Robertson ishte i martuar dhe ka një djalë, dhe kishte fituar 13 nga 18 lojërat në garën Madden.
Policia e Floridës ende nuk i ka zbuluar identitet e të gjitha viktimave, ndërsa ka pranuar se sulmuesi ka vrarë veten me pushkën automatike që kishte laser siç shihet edhe në videon e publikuar më poshtë të cilën ia drejton viktimës të cilin e qëllon për vdekje.
Gara po transmetohej live, kur befasisht në gjoksin e njërit prej pjesëmarrësve shfaqet një pikë e cila besohet të jetë e laserit të pushkës me të cilën i vrau. /Telegrafi/

















































