Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson është tërhequr nga skuadra e Senegalit dhe i është nënshtruar një operacioni për një lëndim në dorë.

Jackson u lëndua në fund të shtatorit në fitoren e Bluve në  Carabao Cup ndaj Brightonit dhe që nga atëherë 22-vjeçari ka luajtur me dorën e djathtë të mbështjellur.


Në vend se të luajë për Senegalin, Jackson ka zgjedhur që t’i nënshtrohet operacionit që do ta detyrojë atë t’i humbasë ndeshjet me kombëtaren.

Megjithëse natyra e lëndimit të Jackson nuk është bërë publike, raportime të shumta sugjerojnë se operacioni nuk ishte i vështirë dhe nuk do ta mbajë sulmuesin jashtë fushave për shumë kohë.

lexo po astu

Në fakt, Jackson pritet të jetë në dispozicion me t’u rikthyer futbolli në nivel klubesh, me Blutë e Londrës që do të përballen me Arsenalin më 21 tetor në “Stamford Bridge”.

Përditësimi për gjendjen e Jackson erdhi menjëherë pasi edhe qendërmbrojtësi Axel Disasi gjithashtu u largua nga kampi i Francës pasi u ankua për një lëndim.

Disasi, i cili erdhi gjatë verës nga Monaco, mendohet se ka pësuar një goditje gjatë fitores 4-1 të Chelseat ndaj Burnley, e cila do të monitorohet përsëri në qendrën stërvitore “Cobham”, por ka besim se 25-vjeçari do të jetë gjithashtu gati për lojë ndaj Arsenalit./Telegrafi/

telegrafi sport app