Sulmuan një person dhe ia dëmtuan veturën, policia arreston dy të dyshuarit në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lipjan, të cilët kanë sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ia kanë dëmtuar veturën.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.
"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë dëmtuar veturën e viktimës mashkull kosovar dhe më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/11/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































