LAJMI I FUNDIT:

Sulmon policinë holandeze, gruaja e dehur e pëson keq kur e nokautojnë (Video, +18)

Sulmon policinë holandeze, gruaja e dehur e pëson keq kur e nokautojnë (Video, +18)

Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq policinë holandeze që brutalisht rrah një vajzë para dyerve të një klubi të natës në Roterdam.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se ata ishin telefonuar nga një person i paemëruar brenda një klubi të natës, pasi një çift nën ndikim të alkoolit kishin sulmuar një pjesëtar të sigurimit të lokalit, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq një grup policësh duke prangosur një burrë, të cilin më pas e shoqërojnë deri te vetura zyrtare e policisë.


Ndërkaq një grua e re, më saktësisht e dashura e të arrestuarit, i afrohet njërit prej policëve dhe fillon ta sulmojë. Por, reagimi i tij dhe kolegëve ishte i menjëhershëm duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë.

Megjithatë, ajo tregohet e vendosur dhe ngritet në këmbë për ta sulmuar sërish policin që e godet shuplakë, veprim ky që e nervozoi tej mase policin i cili e nokautoi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, polici më pas e tërheq zvarrë deri te vetura e policisë, ndërkaq në raportin e tyre thuhet se çifti nga Roterdami kanë përfunduar prapa grilave për shkak të sulmit ndaj policisë dhe pjesëtarit të sigurimit në lokal.

Por, hetimet kanë filluar edhe ndaj policit që e rrah, për të cilin pretendohet se kishte përdorur forcë të tepruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Bosnja
Kalo në kategori