Sulmohet shqiptari në Nerez të Shkupit

Sot, nga mesdita, ka ndodhur një incident i ri, ku kryefamiljari Nazmi Mehmetit nga lagjja Nerez i Shkupit, është sulmuar së bashku me fëmijët e tij duke shkuar për në shtëpi. Kjo ngjarje e hidhur ka ndodhur te ura “Kombet e Bashkuara”.
“Teksa kam dashur të kthehet në shtëpi, një grup maqedonasish kanë thënë: 'Sot do të rrahim ‘shiptari’’. Në panik djali im më thirri mua. Unë shkova, kurse kur arrita aty, nuk vërejta diçka të pazakonshme. Por, përderisa kthehesha për në shtëpi, një grup huliganësh ishin mbledhur para urës ‘Kombet e Bashkuara’ në Nerez, dhe posa na panë filluan të na gjuanin vazhdimisht me gjësende të forta, duke përfshirë edhe gurët. Disa gurë më goditën mua, por fatmirësisht pa pasoja të rënda kaluan edhe fëmijët e mi”, rrëfen Nazmi Mehmeti.
Ai thotë se për këtë ka lajmëruar edhe policinë, e cila në vendngjarje ka arritur vetëm pas një ore.
Ndryshe, lagjja Nerez e Shkupit disa herë është sulmuar nga huliganët maqedonas, por partitë shqiptar të zëna pas qeverisë, nuk e kanë për brengë atë që u ndodhë shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre. /Almakos/









































