Sulmohet nga qentë endacakë dhe merr lëndime trupore – Komuna e Prishtinës nuk ia mori parasysh ankesën
Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara.
Po ashtu në disa qytete ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.
Një rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur të hënën në Lagjen Emshir të kryeqytetit.
F.Gashi, ka treguar për Telegrafin se është sulmuar nga një grumbull qensh, nga të cilët ka edhe shenja kafshimi.
“Jam kafshuar poshtë kamës, në shpatull anash, në dorë. Tmerr kom pa me sy”, ka treguar ajo.
Gashi ka thënë se ka marrë tretman mjekësor, vaksinën kundër tërbimit.
Ndërkaq, ajo shprehet e shqetësuar për numrin e tyre në kryeqytet, pasi thotë se nuk është hera e parë që ka hasur në ta.
Po ashtu ka thënë se ka dërguar ankesë në komunën e Prishtinës, por që nuk iu është marrë parasysh, me pretekstin “ nuk kemi ku me i lënë”.
“Jam ndje e rrezikuar edhe më herët, pasi shpesh ka nëpër rrugë, qenë endacak. Kam përjetu tmerrin kur më kanë sulmu një grumbull qensh. Kam shku në komunë kam dërgu ankesë, por nuk ma kanë marrë parasysh”, ka thënë Gashi.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Ndryshe, vrasja e qenve endacakë si praktikë e mëhershme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në vitin 2011, pati zgjuar reagime të shumta te qytetarët dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Atë kohë ishin eliminuar rreth 300 qenë endacakë.
Në Prishtinë konsiderohet se janë rreth 3,000 qen endacakë, kurse në mbarë Kosovën thuhet se numri i tyre arrin në 200 mijë, sipas një raporti të bërë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, vite më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë, pushuesit e huaj zgjedhin plazhin e Vlorës për shplodhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova