LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet kamerierja në Francë, po shërbente alkool në ditën e parë të Ramazanit (Video)

Sulmohet kamerierja në Francë, po shërbente alkool në ditën e parë të Ramazanit (Video)

Një kameriere myslimane thotë se ishte keqtrajtuar verbalisht dhe sulmuar fizikisht nga dy burra të cilët e akuzuan atë për “turpërim të islamit” duke shërbyer alkool gjatë Ramazanit.

Gruaja, e cila është në tridhjetat e saj, tha se ajo ishte duke punuar në një bar në Nisë, Francë, në ditën e parë të muajit të shenjtë të agjërimit, kur kishte ndodhur sulmi, përcjell Telegrafi.

“Isha e vetmuar në bar kur më sulmuan dy kalimtarët”, ka thënë kamerierja e cila ka dashur të mbetet anonime, theksojnë mediat e huaja.


Ajo tha se ata e quajtën atë “prostitutë” dhe “bushtër”, para se të niseshin për të dalë nga bari.

Menjëherë pas kësaj, ajo tha se njëri nga ta e goditi atë, duke e rrëzuar për tokë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5xphrB8XS_Q