LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet gazetari Taulant Osmani, reagon AGK

Sulmohet gazetari Taulant Osmani, reagon AGK

Gazetari i KALLXO.com, Taulant Osmani, është kërcënuar e fyer nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.

Zhvendosja e kësaj shtatoreje dhe vendosja në vendin e saj e shtatores së luftëtarit për pavarësi nga Perandoria Osmane, Idriz Seferi, ka shkaktuar polemika në Gjilan dhe ka ndarë në dy grupe banorët e këtij qyteti.

Osmani ishte duke e incizuar një debat mes personave që po protestonin kundër zhvendosjes dhe atyre që ishin pro saj, kur njëri nga të përfshirët në debat e kërcënoi pse po incizonte, ndërsa dy të tjerë tentuan ta sulmonin dhe t’ia merrnin telefonin.


Osmani tregoi se sikur të mos ndërhynin qytetarët tjerë të pranishëm, nuk e di se çfarë do t’i ndodhte.

Ai, kërcënimin dhe tentim-sulmin ndaj tij sot e ka paraqitur edhe në polici.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin.

“AGK kërkon nga institucionet relevante që hetojnë sa më shpjet këtë rast”, thuhet në një reagim të tyrin.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori