LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht kryetari i PLD-së, Goran Milevski

Sulmohet fizikisht kryetari i PLD-së, Goran Milevski

Kryetari i Partisë Liberal Demokrate (PLD), Goran Milevski, dje është sulmuar fizikisht në Shkup.

Rasti është paraqitur në stacionin policor në Qendër, ndërsa deputeti ka kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në orën 16:30 G.M denoncoi se përderisa ka lëvizur në sheshin “Maqedonia” është sulmuar nga një person. Po ndërmerren masa për gjetjen e sulmuesit dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga policia./Telegrafi/