LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht ish-ambasadori i Maqedonisë me akuzat se është “tradhtar”

Sulmohet fizikisht ish-ambasadori i Maqedonisë me akuzat se është “tradhtar”

Ish-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në një nga vendet e Evropës, i afërt me OBRM-PDUKM-në, mbrëmë ka qenë i sulmuar fizikisht, në një objekt hotelerik në qendër të Shkupit, njofton “Slloboden Peçat”.

Sulmin e ka kryer një person i cili së pari e ka fyer ish-ambasadorin me fjalët “tradhtar”, “e keni shitur emrin” dhe të ngjashme, e ka kërcënuar dhe ofenduar, dhe pastaj i ka dhënë një goditje të fortë në pjesën e pasme të kokës, ku i sulmuari menjëherë ka rënë në tokë. Ish-ambasadori ka ruajtur qetësinë dhe nuk iu është përgjigjur sulmit.

Jozyrtarisht, sulmuesi është djalë i një ish-kryetari të komunës. Sipas dëshmive, para sulmit, ai e ka malltretuar edhe shoqëruesen e tij. Ngjarja është lajmëruar në polici.


Ish-ambasadori, është i njohur në deklaratat e tij publike për mbështetjen e referendumit. /Telegrafi/