LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me veturë në Trier, nuk ka informacione për ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar

Sulmi me veturë në Trier, nuk ka informacione për ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar

Të paktën katër njerëz u vranë dhe rreth 30 u plagosën kur një veturë u përplas me këmbësorët në qytetin gjerman të Trierit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e cila ka thënë se po ndjekin me shqetësim këtë ngjarje.


Sipas komunikatës për medie, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt ka kontaktuar me autoritetet policore në Trier dhe deri në këtë çast nuk ka informata për ndonjë qytetar të Kosovës të lënduar.

Rritet numri i viktimave, detaje të reja rreth sulmit me veturë në Trier të Gjermanisë
Lexo po ashtu Rritet numri i viktimave, detaje të reja rreth sulmit me veturë në Trier të Gjermanisë

Haradinaj- Stublla, ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për ngjarjen që tronditi sot qytetin gjerman Trier, ku një makinë teksa po lëvizte me shpejtësi të madhe, goditi disa këmbësorë, duke shkaktuar disa viktima dhe të lënduar.

“Tronditëse pamjet në qytetin Trier të Gjermanisë, të shkaktuara nga makina që goditi këmbësorët. Kosova po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Gjermani duke ndarë dhimbjen me familjet e prekura dhe duke shpresuar të mos shtohet numri i viktimave”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori