LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”

Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”

Rudolf Nikolli i arrestuar për sulmin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë ndonëse vuan nga probleme të shëndetit mendor është arrestuar për akuzën e “aktit terrorist”.

Kjo akuzë e ngritur ndaj tij vjen për shkak se i riu ka sulmuar një objekt kulti siç është xhamia.


Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Nikolli, 34 vjeç, sulmoi me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë.

Momenti kur neutralizohet autori i plagosjes së 5 personave te xhamia në Tiranë
Lexo po ashtu Momenti kur neutralizohet autori i plagosjes së 5 personave te xhamia në Tiranë

Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu, Nikolli ishte në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë. /euronews/