Sulmi në rrjetin elektrik të Berlinit është shkaktuar nga 'të majtët ekstremë', thonë zyrtarët

Një zjarr në Berlinin jugperëndimor që ka lënë dhjetëra mijëra banorë në kryeqytetin gjerman pa energji elektrike, ka të ngjarë të jetë rezultat i një sulmi ekstremist të së majtës ekstreme, thanë zyrtarët të dielën.
Kompania e rrjetit Stromnetz Berlin tha të shtunën se sulmi i dyshuar me zjarrvënie, mund të lërë deri në 45,000 familje pa energji elektrike deri më 8 janar, transmeton Telegrafi.
Të dielën, ajo tha se përpjekjet për të rivendosur energjinë elektrike ishin duke vazhduar, me rreth 35,000 familje dhe 1,900 subjekte tregtare ende të prekura.
Pas sulmit, media lokale publikoi një letër që supozohet se ishte nga një organizatë aktiviste e së majtës ekstreme e quajtur Grupi i Vullkanit, e cila mori përgjegjësinë për incidentin, duke thënë se veprimet e saj ishin të drejtuara ndaj industrisë së energjisë me bazë lëndësh djegëse fosile.
"Letra që merr përgjegjësinë është klasifikuar si autentike nga autoritetet e sigurisë", tha Iris Spranger, nga Ministrja e Punëve të Brendshme në një postim në x.
"E dënoj këtë sulm çnjerëzor ndaj berlinezëve dhe vizitorëve të qytetit me termat më të forta të mundshme. Hetimi është duke vazhduar", shtoi ajo.
Në shtator, një sulm i dyshuar me zjarrvënie ndaj dy shtyllave la rreth 50,000 familje në Berlin pa energji elektrike, në një incident që mediat lokale thanë se kishte ngjashmëri me sulmin e profilit të lartë të Volcano Group ndaj furnizimit me energji të Teslës në Gruenheide në vitin 2024. /Telegrafi/


































