LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në një xhami në Oslo po hetohet si akt terrorist

Sulmi në një xhami në Oslo po hetohet si akt terrorist

Një sulm me armë zjarri në një xhami në Oslo të Norvegjisë, është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.


Të shtëna me armë në një xhami në Norvegji, policia arrestoi sulmuesin
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në një xhami në Norvegji, policia arrestoi sulmuesin

Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

Skjold tha se i dyshuari ka përkrahur frymën anti-migrim dhe i ka takuar linjës së djathtë ekstreme.

Sulmuesi dyshohet se ka vepruar i vetëm gjatë sulmit. Raportohet se vetëm tre persona kanë qenë brena në xhami gjatë sulmit. /rel/