Treni që qarkullon në linjën Prishtinë-Pejë ka qenë sërish cak i një akti vandalizmi, ku disa persona të panjohur kanë hedhur gurë drejt tij, duke shkaktuar thyerje të xhamave.

Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:45, dhe është raportuar në Policinë e Kosovës, të cilët tashmë kanë filluar hetimet.


Ky është sulmi i tretë i këtij lloji vetëm gjatë muajit të fundit, duke rritur shqetësimin për sigurinë e udhëtarëve dhe të stafit të trenit.

405e34f4 157d 4c40 abbf 92dea5bc67e5

Siç shihet në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, dëmtimet janë të dukshme në disa dritare të trenit.

Trainkos ka reaguar ashpër duke shprehur shqetësimin për sigurinë e pasagjerëve. /Telegrafi/

3204904d df41 4068 bc92 6d263c4aa468

08596c53 ad97 463b 98d8 7047c34f4db1

405e34f4 157d 4c40 abbf 92dea5bc67e5