LAJMI I FUNDIT:

​Sulmi i fundit kibernetik në Shqipëri u krye nga 18 vende të ndryshme

​Sulmi i fundit kibernetik në Shqipëri u krye nga 18 vende të ndryshme

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon regjistrimi manual i qytetarëve. Ka pasur tentativa të vazhdueshme nga ana e policisë për ringritje të sistemit por ai ose është i ngadaltë ose nuk i merr të dhënat.

Këto pamje janë filmuar rreth orës 14.00 të së hënës në Kapshticë. Sistemi hapet pak çaste, është i ngadaltë nuk i merr të dhënat e më pas fiket duke iu rikthyer sërish regjistrimit manual dhe kontrollit të personave në kërkim me lista të printuara.


Në rast se ka fluks të shtuar udhëtarësh policët e kufirit vetëm fotografojnë pasaportat dhe plotësimin e të dhënave e bëjnë në një moment të dytë. Kjo ndodh edhe në Rinas.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ngadalësimi është thuajse i pandjeshëm dhe ai vjen për shkak të serverave të rinj të vendosur për të mbrojtur sistemin TIMS nga sulmi i së shtunës.

Grupi i hakerëve vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka qasje të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka detektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve të ndryshme.

Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi.

Mungesa e sistemeve ka sjellë anomali në funksionimin normal të punës së policisë e cila e ka më të vështirë të verifikojë më të shpallurit në kërkim, pasaportat apo të pasqyroje punën e përditshme.

Nga mungesa e sistemit të policisë janë penalizuar edhe qytetarët e gjobitur nga policia të cilët nuk mund ta shlyejnë gjobën brenda 5 ditëve dhe do t’u duhet ta paguajnë me kamat vonesë.

Në mungesë të sistemit është vështirësuar puna në të gjitha komisariatet dhe drejtoritë të cilët nuk përpilojnë asnjë shkresë me kompjuter dhe çdo gjë e shkruajnë në blloqe shënimi./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori