LAJMI I FUNDIT:

Sulmet në Veri, situata mund të eskalojë

Sulmet në Veri, situata mund të eskalojë

Pas ambulancës dhe një shtëpie, në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, flaka sot iu vu edhe një barakës-shkollë.

Drejtuesit e këtij institucioni por edhe përfaqësuesit e lagjes, gjithë këtë e shohin si fushatë kundër shqiptarëve që në atë pjesë janë pakicë.


Florent Azemi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicën Veriore, ka thënë se këto incidente kanë lidhje më njëra-tjetrën.

“Në një vend të vogël si në Mitrovicën Veriore nuk është problem të identifikohen keqbërësit.  Ne nuk mund të themi se kush, pasi këtë përgjegjësi e kanë institucionet . Këta të rinj janë të instrumentalizuar. Janë të rinj që gjithë natën rrinë rrugëve”, tha  Azemi  në  Orën e Fundit të Klan Kosovës.

Në Kodrën e Minatorëve, zjarr në barakën shkollë (Video)
Lexo po ashtu Në Kodrën e Minatorëve, zjarr në barakën shkollë (Video)

Ai tutje ka thënë se në pjesën veriore që tri vjet jeta është pasivizuar dhe kjo pjesë e vendit nuk ka mbikëqyrje institucionale.

“Këto incidente nuk duhet të ndalin punimet në Urën e Ibrit.  Dihet se në të kaluarën nga këto incidente edhe ka eskaluar situate. Barra ma e madh për këto incidente i shkon Isa Mustafës, i cili për asnjë moment nuk gjeti kohë të na vizitojë në Veri”, tha ai.

Azemi kritika nuk ka pasur edhe për Veselin e Thaçin duke thënë se Veseli është i pranishëm tek ta, ndërsa Thaçi i kishte vizituar në të kaluarën kur mbante postin e kryeministrit. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori