Sulmet kibernetike nga Irani, Rama takon homologun izraelit - tregon se çfarë diskutuan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë të diel me homologun e tij në Izrael, Yair Lapid.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, ndërsa ka njoftuar se me kryeministrin Lapid kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama.
Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Izrael. Kjo vizitë vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































