LAJMI I FUNDIT:

Kameramani që u sulmua nga bandat kriminale në Leposaviq: Rastet e tilla na bëjnë më të fortë për të vazhduar përpara

Kameramani që u sulmua nga bandat kriminale në Leposaviq: Rastet e tilla na bëjnë më të fortë për të vazhduar përpara

Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, i cili bashkë me kolegët e tij u sulmuan të premten nga grupet kriminale serbe në Leposaviq, ka thënë se nuk është hera e parë që sulmohen e kërcënohen në veri.

Bekteshi, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se raste të tilla i bëjnë më të fortë dhe më të vendosur për të vazhduar tutje me profesionin e tyre.

Ai po ashtu falenderoi të gjithë ata që e përkrahën dhe reaguan ndaj këtij sulmi brutal.


Kameramani Bekteshi gjithashtu kërkoi trajtim të shpejtë të angazhimit të institucioneve për sigurinë e ekipeve të mediave.

Postimi i plotë i Bekteshit:

Përshëndetje njerëz te mirë!

Siç edhe e dini derisa po kryeja punën time prej kameramanit, dje edhe unë isha viktimë e sulmeve të grupeve kriminale të sërbëve në Leposaviq. Kjo nuk është hera e parë që në veri na vërsulen e na kërcënojnë, por kjo assesi nuk do të ndikoj që të na ndalin. E kundërta, këto raste na bëjnë më të fortë më të bashkuar dhe më të vendosur për ta quar përpara këtë mision kaq fisnik. Unë edhe dje, edhe pardje, edhe sot e nesër, edhe gjithmonë, përballë këtyre situatave armën e vetme në dorë e kam kamerën me të cilën punojë  për me shumë se dy dekada.

Prandaj do të vazhdoj punën dhe angazhimin tim sado e vështirë që mund te jetë! Pas asaj qe ndodhi dje, kam marrë shume telefonata e mesazhe interesimi për gjendjen time.

Përmes këtij postimi, ndjej për obligim që të ju njoftoj se unë jam mirë dhe të ju falënderoj përulësisht për interesimin dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit edhe RTK-së , drejtuesve të saj dhe gjithë kolegeve për mbështetjen dhe interesimin e treguar për mua, gazetaren Venerën dhe teknikun Mentorin qe dje ishim bashkë. Po ashtu mirënjohje dhe falënderime edhe për institucionet e shtetit tonë që edhe kësaj radhe u solidarizuan me ne. Përtej kësaj mendoj se angazhimi më i madh për sigurinë tonë si ekipe të mediave, është çështje që kërkon trajtim të shpejtë“. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori