Një incident i rëndë ka ndodhur sot në shkollën ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ku një nxënës është plagosur me thikë pas një mosmarrëveshjeje mes të rinjve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00.


“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë, policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Ahmeti.

Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.