LAJMI I FUNDIT:

Sulm me armë brenda sinagogës në Gjermani, dy të vrarë – sulmuesi është në arrati

Sulm me armë brenda sinagogës në Gjermani, dy të vrarë – sulmuesi është në arrati

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, pas të shtënave me armë që kanë ndodhur brenda një sinagoge në qytetin gjerman Halle.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një person i panjohur ka shtënë disa herë dhe aktualisht është në arrati. Sipas informatave të fundit besohet se ka ikur në drejtim të Lajpcigut, transmeton Telegrafi.


Besohet se sulmuesi ka shkrepur disa plumba nga pushka automatike, duke qëlluar të paktën një grua dhe plagosur disa tjerë.

Raportohet se brenda sinagogës ishte hedhur një granatë, e policia gjermane në Twitter ka njoftuar se sulmuesi është në arrati.

“Ka ndodhur një incident në Halle. Sipas informatave të para, ka të vdekur. Jemi duke kryer hetimet, kurse sulmuesi është në arrati. Qëndroni brenda shtëpive apo shkoni në zona më të sigurta”, thuhet në njoftimin e policisë gjermane. /Telegrafi/